Policia jep detajet: Ja kush janë banorët e arrestuar të Unazës së Re

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Por në reagimin e policisë thuhet se: S. D., 56 vjeç; – G. Sh., 54 vjeç; – I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, janë ndaluar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:


S. D., 56 vjeç; – G. Sh., 54 vjeç; – I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Sipas policisë pasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

“Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.