Me gota shampanje dhe qiri mbi tavolinë, çfarë ndodhi në darkën e Ramës me Vuçiç (Fotot)

Në një darkë me gota shampanje dhe me qiri mbi tavolinë. Kështu janë bashkuar katër liderët e tre shteteve të Ballkanit mbrëmjen e sotme në Beograd, ku prezent është edhe kryeministri Edi Rama.

Pas pritjes nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”, Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, janë takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryeminsitren e të njëjtit vend Ana Brnabic dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të katër janë drejtuar më pas në një restorant në Novi Sad, ku dhe po darkojnë së bashku. Ajo që bie në sy nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe vetë presidenti Vuçiç është mënyra se si kryeminsitri shqiptar e shikon presidentin serb.



Me një shikim të vëngërt, Rama është fotografuar teksa i ngul sytë Vuçiçi-t, ndërsa kur i fundit e shikon, kryeministri shqiptar ndryshon vështrim. Fokusi i këtij takimi do të jetë një “Shengen” i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.