Lidhje jashtëmartesore me ish të burgosurin/ Kush është polici që u plagos në Kavajë (FOTO)

Një përplasje me armë tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm. Si pasojë mbeti i vdekur në vend Dritan Haxholli dhe u plagos rëndë polici i burgjeve, Bledar Toçi.

Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar shtetasin Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.



E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje me inicialet M.Q. rreth orës 00:44, e cila thuhet se është e afërme e Bledar Toçit. Gruaja dhe viktima pak kohë më parë ishin në një lidhje dashurie.

Por, pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte të bezdiste M.Q  që jetonte e vetme me 2-vjeçaren në banesë, ndërsa por burri i saj ndodhet në burg jashtë vendit.

Personi në fotot e mëposhtme është Bledar Toçi, punonjës i burgut në Durrës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.