Kush ishte “molla e sherrit” që u trondit Kavaja sot (FOTO)

Kavaja u trondit mëngjesin e sotëm nga një përplasje me armë zjarri. Shkak i sherrit u bë një femër, e cila është identifikuar si Marsida Qatja.

Raportohet se gruaja, burri i së cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin.



E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e Marsida Qatjas, rreth orës 00:44 e cila thuhet se është e afërme e policit Bledar Toçit.

Toçi u konfliktua me shtetasin Dritan Haxholli, i cili mbeti i vdekur si pasojë e plumbave. Haxholli ka qenë më parë i burgosur.

Mësohet se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e shtetases Marsida Qatja,  brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi. Haxholli raportohet se ka pasur një lidhje me gruan, por kur ka mbërritur në banesë është konfliktuar me Toçin.

Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.