Gruaja parukiere me 3 meshkuj në shtëpi, burri nga Gjermania bën veprimin e papritur

Marsida Qatja, shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli, është e martuar për herë të dytë. Qatja, ka një fëmijë 2 vjeçe me burrin e dytë, i cili është në burg në Gjermani ku vuan dënimin. Mediat shkruajnë se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë burri. Ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi.

Një i afërm i burrit të Marsida Qatjas, ka shkuar në banesën e saj në Kavajë, ku i ka dërguar disa foto përmes rrjeteve sociale, për të parë të gjithë situatën pas vrasjes dhe versionin e plotë të historisë.

Por duket se situata nuk ka nevojë për koment. Grila e thyer, pllakat të lyera me gjaka, mbeturina nga darka dhe pluhur mbi divan, janë pamjet që i janë dërguar burrit të Marsida Qatjas. Në momentin që ndodhi krimi, në banesë ndodhej i dashuri i ri i Qatjas, dhe dy miq të përbashkët të të dyve./Dosja.al


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.