“E martuar që 14-vjeçe”, flet halla e Marsidës: S’dinim gjë për lidhjen me Dritanin


Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj.

Halla e saj ka deklaruar për ‘News24’ se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.

“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin”, pohoi e tronditur halla e saj.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.