Dalin pamjet nga vrasja e hebrenjve në Gjermani (Foto)

Vrasësi që filmoi veten drejtpërsëdrejti në Facebook teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani u arrestua nga policia.

I veshur me rroba ushtarake, helmetë dhe kamera, ai qëlloi dy njerëz pranë sinagogës në qytetin Halle të Gjermanisë, dhe më pas hodhi një granatë në varrezën hebraike.



Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.

Agresori, sipas mediave gjermane, është 27-vjeçari Stephan Balliet dhe u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.