Dalin fotot/ Lufta për ish-të dashurën si u gjet në tokë viktima, i mbuluar në gjak

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Dritan Haxholli është viktima që shihni në foto, pak minuta pas vrasjes së tij. Ai ka qëlluar plot 16 plumba drejt Tocit, i cili është plagosur në qafë, ndërkaq vetë Haxholli ka humbur jetën vetëm nga një plumb.

Pesë të rritur dhe tre fëmijë kanë qenë pjesë e një sherri dhe batareje plumbash mesnatën e kaluar në Kavajë. Përveç gruas 30-vjeçare Marsida Qatja, viktimës që ka shkuar me një kallashnikov Dritan Haxholli dhe shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi në apartament kanë qenë të pranishëm edhe dy miq të gruas.


Me sa duket të tre janë thirrur nga Qatja që duket se kishte filluar një lidhje me 31-vjeçarin Toci dhe nuk arrinte të largonte ish-të dashurin e saj Haxholli.

Ata janë marrë në pyetje nga policia dhe pritet që dëshmia e tyre të zbardhë plotësisht krimin. Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja (banesa në katin e parë të pallatit).

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.