Çfarë po kurdis Luana Vjollca këtë herë? Moderatoja u kërkon fansave që ta gjejnë (FOTO)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, i ka bërë të gjithë kuriozë me një video të publikuar në profilin e saj në “Instagram”. Ajo shfaqet e veshur dhe e kuruar, gati për të xhiruar teksa make-up artistët po e rregullojnë.

Krahas video, Luana shkruan se shumë shpejt do vijë me diçka të re dhe ndodh për herë të parë. “Kush e gjen çfarë?”, pyet moderatorja duke i bërë të gjithë kuriozë.


Menjëherë kanë nisur komentet duke aluduar se çfarë po kurdis kësaj radhe Luana. Shumë ndjekës të saj mendojnë se mund të bëhet fjalë për një parfum, e të tjerë mendojnë se do të sjellë një linjë veshjesh që mban emrin e saj.

Na mbetet të presim derisa Luana të zbulojë vetë se për çfarë bëhet fjalë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.