Anila Basha mëson Niko Peleshin që të mos i bindet partisë

Gazetarja Anila Basha ka postuar sot një foto me ish-ministrin Niko Peleshi me sfond nga Liqeni Artificial në Tiranë. Dy miqte kishin dalë për vrap, por ajo që të bën përshtypje është statusi i gazetares.

Në rreshtat me ‘nuanca filozofike’, Anila Basha këshillon ish-ministrin që të mos i bindet partisë.

“..Sa me pak të dish, aq më besnik bëhesh, por akoma më besnik je kur nuk di çfarë di dhe ja përse, duhet të jesh kokëulur e të pyesësh Partinë për çdo gjë, pa e ulur asnjëherë nivelin e nuhatjes vetjake, që do të thotë, të dish si të pyesësh. Nëse e para është e dobishme, e dyta është e nevojshme…”, shkruan Anila Basha.



Pas shkarkimit si ministër ka patur një krisje mes Niko Peleshit dhe PS.

Shpesh, ish-ministri shfaqet si kritik në media, edhe pse heshti gjatë gjithë kohës që mbajti postin qeveritar.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.