Zëdhënësja e Berishës fotografohet me Fullanin (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka më një staf të tijin. Madje, ai edhe zyrën ka preferuar ta ketë jashtë selisë së Partisë Demokratike, në kullën afër RTSH-së. Por ka mbajtur zëdhënësen e dikurshme për mediat, në kohën që ishte Kryeministër, Erla Mëhillin.

Ndërkohë, vetë Erla është pjesë e Partisë Demokratike dhe bashkëshorti i saj, Keltis Kruja, dikur prefekt i Tiranës, ishte edhe deputet. Mirëpo, ai nuk u vu në listat për deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, gjë që pa dyshim nuk u prit mirë as nga Kruja dhe as nga Mëhilli, që të dy njerëz të afërm të Berishës dhe familjes së tij.


Ndërkohë, ajo këto kohë ka bërë edhe fëmijën e dytë, por e fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë, ajo na ka surprizuar me formën fizike, e cila është thjesht perfekte.

Erla ka qenë gjithmonë një vajzë shumë e pashme dhe duket se shtatzënitë nuk i kanë hequr asgjë nga hijeshia e saj. Në rrugët e Tiranës, teksa ecte në këmbë, edhe pse me taka shumë të larta, Erla është takuar me ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Tashmë larg jetës publike, Fullani po merret me aktivitet privat, pasi fitoi edhe gjyqin për largim të padrejtë nga puna. Madje, mori edhe një shpërblim të mirë monetar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.