Vritet në Afganistan lideri i Al Kaedës

Zyrtarët afganë thanë se një udhëheqës rajonal i organizatës terroriste Al Kaeda është vrarë në një operacion të përbashkët të ushtrisë amerikane dhe asaj afgane, muajin e kaluar, në jug të Afganistanit.

Asim Umar, i cili ka udhëhequr Al Kaedën në nënkontinentin Indian (AQIS), është vrarë më 28 shtator në një kompleks të talibanëve në provincën Helmand, tha Drejtoria Kombëtare për Siguri e Afganistanit.


Sipas saj, Umar ka qenë shtetas i Pakistanit, edhe pse, sipas disa raporteve, ai ka lindur në Indi. Drejtoria Kombëtare për Siguri tha se në këtë operacion janë vrarë edhe gjashtë anëtarë të tjerë të AQIS-it, shumica prej të cilëve shtetas pakistanezë.

Autoritetet thanë se do të analizojnë raportet se në operacion janë vrarë edhe 40 civilë – në mesin e tyre disa fëmijë. Shtetet e Bashkuara dhe Al Kaedën nuk e konfirmuan vdekjen e Umarit.

Umar ka udhëhequr AQIS-in që nga formimi i tij në shtator të vitit 2014.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.