Vetëvritet në burg bosi i minierës së diamanteve (FOTO)

Ish-kreu i një miniere diamanti në Siberian është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit, vetëm një ditë pasi u arrestua nga autoritetet ruse.

Alexey Burkser u arrestua të hënën pas akuzës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Ai drejtonte minierën e diamanteve “Alrosa” në Siberinë lindore, e cila u përmbyt në gusht të vitit 2017 dhe mbetën të vdekur 8 minatorë.

Autoritetet hetimore kanë bërë të ditur se nga të dhënat e para Burkser dyshohet të ketë vrarë veten.

Ndërkohë, “Alrosa”, e  cila kontrollohet nga shteti rus nuk ka pranuar të komentojë vdekjen e drejtuesit të minierës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.