Vajza e dy aktorëve të famshëm ndihet mashkull, vendosi të bënte ndryshimin më të madh në jetën e saj (FOTO)

Dy aktorët e famshëm të “Hollywood”-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë prindër të gjashtë fëmijëve, ku tre prej tyre janë biologjikë dhe tre të tjerë të adoptuar.

Vëmendjen më të madhe nga fëmijët e merr vajza e tyre e parë, Shiloh Nouvel, e cila prej kohësh ka treguar tendencat e saj për t’u veshur si mashkull. Në daljet e ndryshme publike me prindërit, Shiloh është shfaqur e vshur njësoj si vëllezërit e saj.


Madje për t’u dukur dhe ndjerë më shumë mashkull, ajo ka vendosur që të bëjë ndryshimin e madh të jetës së saj. Vajza e Jolie dhe Pitt ka ndryshuar emrin nga Shiloh në John.

Mediat e huaja shkruajnë se me miratimin e dy aktorëve të dashur për publikun, ajo tashmë ka filluar të trajtohet me hormone mashkullore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.