Truprojat e gruas së Erdogan futen me armë në lokal dhe përplasen me serbët

Gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan dje në ambasadën turke, pati një keqkuptim në një kafene aty pranë mes sigurimit të Zonjës së Parë turke dhe personave që ishin të pranishëm aty.

Përkatësisht, siç shkruan N1, sigurimi i Emine Erdogan, hynë të armatosur në një kafene aty pranë në rrugën Krunska, Beograd për të parë situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit me rastin e vizitës së zonjës së parë.


Sidoqoftë, disa të ftuar dhe një nga kamerierët i ndaloi ata për të mos hyrë, duke u thënë atyre se nuk donin që njerëz të armatosur të hynin në kafene.

Dëshmitarët okularë për N1, thanë se ndodhi një grindje midis sigurimit të armatosur dhe njerëzve në kafene.

Zyrtarët turq të sigurisë më pas thirrën një shef sigurie të ambasadës duke bërë që situata më pas të qetësohej.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.