
Efthymiou Efthymious 41 vjeç, greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasimit u transportua me urgjencë nga paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore 'Xhaferr Kongoli'.
Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se greku që mohon se ka kryer vrasjen ka pasur probleme me shtyllën kurrizore, pasi disa vite më parë ka vendosur një protezë. Pas skanerit dhe kontrollit ai është dërguar sërish në paraburgim.
Devi Kasmi u vra më 29 Janar pranë banesës së tij në rrugën "Kongresi i Manastirit" në kryeqytet, ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u prangosën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.
Identifikimi i autorit të vrasjes, që sipas prokurorisë është Efthymiu dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >