Rama sulmon BE-në: Familje e madhe interesash ku luhet një lojë e komplikuar

Pas dështimit për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka sulmuar BE-në.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi familjen e Bashkimit Europian si një lojë të madhe interesash duke sulmuar unionin. “Vendimi i Këshillit nuk ka lidhje fare, po fare me cfarë kemi bërë apo jo. Nuk mendoj se Franca qënkej më lart në kënvështrimin e saj ndaj të gjitha cështjeve ndaj të cilave Gjermania është më afër për arsye të standardeve të tjera. Thelbi qëndron në një situatë në BE që nuk ka lidhje me ne, ku ne përfshihemi si rrjedhojë, por jo si burim, si pasojë, por jo si shkak. Nuk jemi ne shkaku që BE nuk mban një qëndrim të prerë. I patë në parlamentin holandez dje ata që flisnin kundër Maqedonisë, që sipas të tjerëve dhe komenteve këtu, nuk ka asnjë problem. I patë se si u futën në debat duke e bërë copë vendin tjetër.

Po ata cfarë ishin ata? Dinë më shumë? Absolutisht jo, është vetëm cështje e qasjes ndaj BE-së në tërësi, ndaj procesit të zgjerimit dhe patjetër ndaj elektoratit të tyre. Qëndrimi i Francës nuk është qëndrim që në fund do të formësohet si funksion i ndonjë leximi më të thellë të situatës së brendshme këtu apo atje, fare! Fare! Por në funksion të strategjisë së re që ka Franca dhe Presidenti francez në raporton me Europën. Kemi hyrë në lojë shumë më të komplikuar, kemi arritur në fazën ku po kërkojmë që të ngjitemi në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një familje të madhe interesash. Dhe në atë familje të madhe interesash shikohemi në bazë të interesave” tha ai.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.