Rama mbërrin në Serbi për mini shengenin ballkanik, takon Vuçiç dhe Zoran Zaev (FOTO+VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Kryeministri Rama do të pritet fillimisht nga Vuçiç e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.


Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.