Rama e quan ‘naltmadhni’, tensionohet keq Kujtim Gjuzi

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë në seancën plenare, ku nuk munguan edhe ironitë në drejtim të deputetit, Kujtim Gjuzi.

Teksa Rama po shkëmbente batuta me deputetin Myslim Murrizi, në debat ka ndërhyrë demokrati Korab Lita, ndërhyrje që nuk u prit mirë nga kryeministri.



Rama: Ti pse ndërhyn? Unë tani që po të flas nuk e di kush je. Unë ia lejoj Murrizit se e njoh. Mos më ndërprit. Vetëm një person mund të më ndërpresë mua. Ai është naltmadhnia e tij (Kujtim Gjuzi).

Ky epitet ka nxehur gjakrat duke bërë që Kujtim Gjuzi t’i drejtohet vendit ku edhe ulet kryeministri Rama duke shkaktuar trazira në Kuvend.

Për të shkuar gjakrat, ndërhyri kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili kërcënoi Gjuzin se do ta nxirrte jashtë.

“Ulu mos më detyro të të jap masë. Nuk ke të drejtë fjale”, tha Ruçi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.