Parlamenti Europian/ “Revista” me lajme që vijnë nga Kremlini

Një task force e BE-së përgjegjëse për dezinformimin ka zbuluar se një “revistë e cila pretendon se është për Parlamentin Europian”,  gjysmën e artikujve  i kopjon drejt e nga kanali i lajmeve RT, i financuar nga Kremlini.

EP Today numëron në mesin e lexuesve të saj edhe shumë eurodeputetë të rëndësishë, përfshirë komisioneren europiane për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale, Mariya Gabriel dhe ambasadorë europianë në BE.

Por duket se është e mbushur me lajme që vijnë nga media ruse. Në raportin e saj, task forca del në përfundimin se revista me 145.000 ndjekës në “Facebook” e që boton rreth 25 artikuj në ditë, është një “platformë lobimi, e prezantuar si një gazetë serioze, që synon të ketë si audiencë vendimmarrësit e BE-së”.



Ajo zbuloi gjithashtu se në faqen online të kësaj reviste, e cila për ndjekës në Twitter ka edhe grupin politik të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, e ka përdorur emrin e Parlamentit Europian në  “mënyrë mashtruese dhe pa ndonjë autorizim ligjor”.

Ajo pretendon se ka staf që vepron në Bruksel, kur në fakt rezultoi se kishte vetëm një kuti postare dhe asnjë nga redaktorët e saj nuk ishte në Linkedin ose Twitter. Katër administratorët e faqes në Facebook thuhet se gjenden në Indi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.