Një burrë piu ilaçin e saj e iu rrit gjoksi; Johnson Johnson, gjobitet me 8 miliardë dollarë!

Një gjykatë në Pensilvani dënoi kompaninë amerikane Johnson & Johnson, me një gjobë marramendëse: 8 miliardë dollarë dëmshpërblim duhet t`i paguajë ajo një 26 vjeçari, i cili përdori ilaçin e saj anti-psikotik Risperdal që fëmijë.

Por kjo bëri që Nicholas Murray-y t’i rritej gjoksi; I riu thotë se nuk ka pasur kurrfarë paralajmërimi se një gjë e tillë mund të ndodhte si efekt anësor.

Kjo është sanksioni më i rëndë i vendosur deri më tani një shumëkombësheje farmaceutike amerikane, edhe pse deri më sot janë ndërmarrë më shumë se 13,000 veprime ligjore kundër Risperdal.


Në aktpadi, Johnson & Johnson akuzohet se kishte dijeni për rreziqet, por nuk i ka paralajmëruar sic duhet mjekët dhe pacientët.

Kompania dhe filiali i saj Janssen Pharmaceuticals u hodhën në gjyq nga Murray, i cili e përdorte rregullisht Risperdal, që shërben për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimeve bipolare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.