Negociatat, Rama: Holanda e sheh çështjen politikisht, opozita minoi procesin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin në parlamentin holandez lidhur me vendimin për negociatat për Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha sot në Kuvend se negociatat janë një çështje politike për Holandën, dhe jo çështje meritash.

“Në dabatin e djeshëm në parlamentin holandez e ka parë sesi e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Debati i brendshëm në parlament ishte me forcat pro zgjerimit dhe kundër zgjerimit”, deklaroi kryeministri Rama në Kuvend.

Kryeministri nënvizoi se pavarësisht lojërave, partitë politike në Shqipëri janë të bashkuara për integrimin në BE


“Nuk ka në Shqipëri një parti politike që është e orientuar përtej BE. Ata që thonë se do ndahemi nga MAqedonia, jo vetëm kanë gabuar, por edhe kanë dështuar. Partitë në Shqipëri janë të bashkuara për integrimin në BE”, tha Rama.

Rama tha se opozita në Maqedoni është treguar më konstruktive.

“Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave. Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet. Nuk furnizon cdo ditë kanalet e komunikimit me partitë simotra apo individë për të ushqyer cdo ditë ata të cilët kanë një qasje ndryshe për Shqipëri” tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.