“Na ndihmoni”/ Bota në alarm, Turqia mund të bëjë një masakër të vërtetë (FOTO)

Trupat turke hynë në Siri të mërkurën në mëngjes, për të sulmuar territoret e kurdëve. “Një grup i vogël i forcave turke hyri në Siri në dy pika afër qyteteve siriane Tal Abyad dhe Ras al-Ayn në përgatitje të një sulmi më të gjerë”, tha një zyrtar turk për Bloomberg.

Këto deklarata vijnë pasi tanket, kamionët dhe trupat turke u fotografuan në kufi gjatë natës.


Në anën tjetër komandantët e kurdëve paralajmëruan një “katastrofë njerëzore të afërt” nëse sulmet vazhdojnë.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve … të cilët triumfuan së bashku mbi të ashtuquajturin Kalifati i ISIS-it që të marrin përgjegjësi dhe të shmangin një katastrofë të mundshme njerëzore të afërt”, tha SDF e udhëhequr nga kurdët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.