Milionerët braktisin shtëpitë 80 milionë euro në Londër, mes tyre edhe ish-presidenti (FOTO)

Ajo që quhet “Rruga e Milionerëve” në Londër ka rreth 66 shtëpi luksoze, shumë prej të cilave po kalben, edhe pse janë nga më të shtrenjtat në Britani.

Pamjet e frikshme janë marrë nga regjisorët e dokumentarëve “Beyond this Point” dhe tregojnë pishina, vaska me hidromasazh e statuja ekstravagante që ajnë braktisur në dorë të natyrës. Një hetim nga “The Guardian” zbuloi se janë rreth 16 shtëpi të braktisura në këtë rrugë, dhe pse janë blera me dhjetëra miliona euro.

Njëra prej tyre është blerë nga familjet mbretërore saudite për 80 milionë euro. Ish presidenti i Kazakistanit kishte blerë një tjetër për 55 milionë euro, në 2008. Ata i kanë braktisur sepse thjesht nuk kanë ardhur aq shpesh sa duhet. Pra nuk u ka rënë rruga në Londër, dhe i kanë blerë fillimisht vetëm si formë investimi, që t’i kenë.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.