Miley Cyrus përfundon në spital, ja mashkulli që i dërgoi lule dhe shkroi një këngë për të (FOTO)

Pas problemeve me fytin, këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, është shtruar në spital. Por në këto ditë aspak të mira për të, ajo nuk është vetëm.

Miku i saj më i ngushtë, Cody Simpson, duket se po kujdeset mjaft mirë për Miley-n që ajo të jetë në gjendje shpirtërore të qetë.


Cyrus ka kaluar të martën pranë Simpson, e shtrirë në shtrat duke dëgjuar serenatën që ai kishte krijuar enkas për të. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja, e cila ka publikuar disa video në “Instastory”, por pa zë.

Muzikanti australian ka shkruar një këngë për Cyru-s dhe ende nuk ka vendosur që ta publikojë. Madhe ai i dërgoi edhe trëndafila shoqes së tij.

Kohët e fundit Miley filloi të takojë Simpson pas divorcit të saj me Liam Hemsworth dhe ndarjes me Kaitlynn Carter.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.