Lekët e vjehrrit i hanë kokën, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Korçë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të Sotiraq Lubonjës, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Korçë.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues në KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, dhe është bërë publik sot.

Në seancën e zhvilluar në KPK, Lubonja nuk justifikoi dot llogarinë bankare prej 5 mijë dollarësh të djemve, dhuratën prej 4 milionë lekë të së ëmës dhe dhuratën nga vjehrri prej 25 mijë dollarësh. Por, edhe pse gjyqtari këmbënguli se ishte e ëma ekonomistja e shtëpisë dhe se vjehrri me vjehrrën kishin standard të lartë ekonomik pasi jetojnë në Amerikë, ky qëndrim nuk u konsiderua. KPK-ja gjeti të dyshimta edhe udhëtimet e shpeshta në Amerikë të gjyqtarit, udhëtime të cilat, siç duket, e kanë ndihmuar sidoqoftë për anglishten.



Por, Sotiraq Lubonja ishte gjithashtu edhe anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, që përfundimisht ka dalë jashtë loje.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.