Kryemadhi, mesazh nga Kopshti Botanik: Ta mbrojmë nga betonizimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, denoncoi nga kopshti botanik grabitjen që po i bëhet pronës publike.

Në cilësinë e ish-studentes së Shkencave të Natyrës, Kryemadhi tha se e ndjen obligim moral të mbrojë këtë “laborator të mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty”. Kryemadhi ka kërkuar nga qytetarët, studentët dhe pedagogët që të bashkohen për të mbrojtur Kopshtin Botanik nga ajo që e quan “idiokraci të Rilindjes”.

“Nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi me muzeun e kafshëve te Rruga e Kavjës, i cili u shkatërrua për tu ndërtuar pallate nga oligarkët. Nuk do të donim që e vetmja pasuri i që i ka mbetur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë”, deklaroi Kryemadhi.



Kryemadhi kërkoi një ndërgjegjësim dhe mobilizim qytetar për ti vënë fre “babëzisë” së  Rilindjes.

Këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, shumë insekte dhe specie.  Vetëm një specie nuk kemi studiuar, të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes që po pushton jo vetëm pronat e shqiptarëve, por edhe të ardhmen e tyre. Idiokracia e Rilindjes që kërkon çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të parave është e domosdoshme një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar”, deklaron Kryemadhi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.