Keni një shok që ju bën kështu komplimetesh? Isli Islami na la pa fjalë me komentin që i bëri Ori Nebijajt (FOTO)

Dyshja e njohur e emisionit të mëngjesit, “Wake Up”, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, përveçse dy kolegë pune, ata janë edhe dy miq të mirë në jetën e përditshme.

Ata gjithmonë janë komentuar për kiminë e veçantë që kanë së bashku sa herë që shfaqen në ekran. Madje nuk mungojnë edhe postimet në rrjetet sociale, ku shfaqen në praninë e njëri-tjetrit.


Por ditën e sotme, Isli i ka habitur të gjithë me një koment që ka bërë në foton e fundit të Orit.

“Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar”, janë fjalët që moderatori ka zgjedhur dhe që çdo vajzë do donte të merrte një kompliment kaq të bukur e të veçantë. Ndërkohë Ori i është përgjigjur: “Sa poetik o Zot”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.