Kandidati për kryeprokuror, Gjykata Administrative cakton seancën  kundër KLP

Gjykata e Apelit ka vendosur datën 16 tetor në orën 10:30 për të zhvilluar seancën e ankimit të vendimit të dhënë nga KLP, për Lulzim Alushaj.

Alushaj kandidati i skualifikuar në garën për kryeprokuror ka dorëzuar në Gjykatën e Administrative të Apelit një akimimin për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e përjashtoi nga gara më 2 tetor ku kërkonte shfuqizim të vendimit të datës 25 shtator që e skualifikon atë nga gara për kryeprokuror.

Relatore në këtë seancë do të jetë Bernina Kondi. Në garë për postin e kryeprokurorit, janë kryeprokurorja aktuale Arta Marku, Olsjan Çelaj dhe Fatjona Memçaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.