“Kam për t’ja nxi ktij shteti”/Kush është kamzaliu i arratisur nga burgu që tmerroi Tiranën bashkë me të dashurën (FOTO)

28 vjeçarin Fatjon Bushgjokaj u arrestua në vitin 2017 si kreu i një bande grabitësish nga Kamza dhe u arratis sot, kur në fakt duhet të rikthehej në burg pas lejes disaditore po nuk u rikthye.

I arrestuar në vitin 2017, si pjesë e një grupi që mashtronin, grabisnin dhe dhunonin qytetarët, Bushgjokaj, nuk është i panjohur për blutë e Tiranës. Ai u arrestua bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe një vajzë, e cila ishte e dashura e Bushgjokës.

Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij, Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.



E reja bënte sikur i ishte prishur makina dhe tentonte të ndalonte njerëz në rrugë me makinë. Më pas i merrte celularin për të kërkuar ndihmë, kur në fakt sinjalizonte grabitësit. Këta të fundit mbërrinin dhe grabisnin personin që kishte ndaluar për të ndihmuar vajzën.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.