Iu premtua parajsa, por 2000 turistë përjetojnë tmerr në kroçerë


Pasagjerët e një kroçere luksoze organizuan një rebelim ndaj kompanisë pasi lundrimi i tyre u shndërrua në ‘pushime ferri’.

2,000 turistët paguan deri në 6000 euro secili për një turne mistik, me ekskursione në Francë, Amsterdam, Norvegji dhe Islandë.

Por e pasagjerët “Norwegian Spirit” e përshkruan lundrimin dy-javor si ‘udhëtimin më të keq ndonjëherë’ pas anijes – e cila u nis nga Southampton më 27 shtator – nuk ankoroj as në Le Havre dhe as në Amsterdam, për shkak të erërave të forta.


E ku mbërritën në Norvegji ata ankoruan në një qytet të “shkretuar”, i cili ishte i mbyllur për turistët.

Por kjo nuk ishte e gjitha, për shkak se kroçera nuk ndaloi në Francë dhe Hollandë, rezervat ushqimore ishin drejt fundit dhe pasgjerëve iu servihej mbetje të vakteve të kaluara dhe ushqim i ndenjur.

Të lodhur nga ky udhëtim “Ferri”, siç e cilësuan ata, pasagjerët kërkuan rimbursim të plotë të shumës së paguar, por “Norwegian Spirit” deri më tani ka pranuar t’u jap mbrapsht vetëm 25% të biletës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.