Humbi ekuilibrin gjatë kërcimit dhe u rrëzua, Alba Hoxha zbulon si e përjetoi momentin e sikletshëm (FOTO)

Alba Hoxha është një nga balerinat shqiptare më të njohura e të komentuara në media e rrjetet sociale. Ajo gjithashtu është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Një ditë më parë, ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me Valer Kolnikaj në “Dance with me”, ku gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhej. Në një moment, teksa do hipte në shpatullat e Valerit, ajo e ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.


Por pavarësisht kësaj, Alba është ngritur menjëherë duke bërë sikur asgjë nuk ndodhi dhe e mbylli kërcimin në mënyrën perfekte.

“Epo gjëra që ndodhin janë. Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”, është shprehur balerina e njohur në postimin e saj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.