Gjuzi “kërcënon” Ruçin: Do kemi incidente si ato të opozitës në breg të Lanës!

Në rendin e ditës së seancës së sotme është interpelanca me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi.

Mirëpo, përpara se ky të merrte fjalën ka ndërhyrë deputeti Kujtim Gjuzi.



Ai akuzoi kreun e Kuvendit se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.

“Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor.

Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmendë mbiemrin, kërkoju falje të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Ruçi mesa duket nuk është ndikuar nga ky ‘kërcënim’ pasi e paralajmëroi deputetin konservator se mund ta përjashtonte nga seanca.

“Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iniciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet”, tha Ruçi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.