Gazetarja franceze e “Le Monde” zbulon historinë e vajzës shqiptare që kërkonte azil (E PLOTE)

Julia Pascual është një gazetare franceze e “Le Monde” e profilizuar për çështjet e emigracionit. Ajo ka ndjekur historinë e një vajze nga Shqipëria, e cila prej kohësh ka qenë në zyrat e emigracionit, pas kërkesës për të marrë azil. Sipas shkrimit të gazetares Pascual, vajza shqiptare nuk ka mundur të jetë bindëse për autoritetet franceze, çka i refuzuan asaj kërkesën për azil.

Shifrat e deklaruara nga Pascual në shkrimin e botuar të dielën në “Le Monde” u deklaruan nga Emanuel Macron ditën, kur u diskutua hapja e negociatave me Shqipërinë, ndonëse vendimi ende nuk është marrë zyrtarisht.

Julia Pascual e ka pyetur vajzën nga Shqipëria, se me çfarë problemesh do të hasej, nëse kthehej në Shqipëri, ka marrë prgjigjen shokuese. Në fillim heshtjen, më pas vajza i thotë se e ka të vështirë të flasë, ndërsa qan.


E pranishme në intervistën e vajzës shqiptare për mëse një orë me një agjent të Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (Ofpra), i cili po shqyrton kërkesën e saj për azil, ajo i është përgjigjur pyetjeve një nga një. Ajo foli për familjen e saj, marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat, për vendin e saj…Ajo ka shpjeguar se ishte dhunuar nga shefi i saj, nën kërcënimin e një thike.

Madje në dëshminë, që gazetarja franceze e quan shokuese ajo thotë se për shumë kohë ngacmohej me telefon dhe shantazhohej edhe pas largimit nga puna, teksa i kërkohej detyrimisht të ishte e dashura e tij. Por pavarësisht rrëfimit, agjenti francez i Zyrës së Refugjatëve i ka thënë se brenda një muaji ajo duhet të kthehet në vendin e saj të origjinës.

Në ambientet e prefekturës Alpes-Maritimes në Nice, e cila normalisht është vendi i intervistave për natyralizim, një ekip nga “Ofpra” po shqyrton aplikimet për mbrojtje të shtetasve shqiptarë, gjeorgjianë dhe serbë. Ky lloj misioni i zhvendosur larg nga selia e zyrës në Fontenay-sous-Bois (Val-de-Marne), është i shpeshtë. Kjo bën të mundur përpunimin më të shpejtë të fluksit të kërkesave për azil. Ata nga Gjeorgjia dhe Shqipëria tani renditen në vendin e dytë dhe të tretë në kërkesën për azil në Francë, pas kërkesave të shtetasve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Për Francën, Gjerogjia dhe Shqipëria kanë numër të lartë aplikimesh nga azilkërkuesit. Këto dy kombësi përfaqësojnë që nga fillimi i vitit rreth 6160 dhe 5609, përfshirë të miturit. Edhe pse, sipas “Le Monde”, të dy shtetet thuhet se janë “të sigurta” për të siguruar respektimin e sundimit të ligjit, si dhe të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Kjo situatë ka qenë për disa vjet një burim i dyshimtë në lidhje me vlefshmërinë e kërkesave për azil. Përpara Këshillit të Evropës, në Strasburg, të martën 1 tetor, Emmanuel Macron tregoi “vende thellësisht të sigurta”, të cilat janë për disa që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar Shqipërisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.