Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Facebook jep alarmin: Fëmijët të interesuar për kumarin dhe alkolin!

"Facebook" ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkoolin. Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740.000 fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë shfaqur interes për lojërat e fatit, përfshirë 130.000 të tillë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 940.000 të mitur, 150,000 prej të cilëve janë britanikë ishin interesuar për pije alkoolike. Këto "interesa" gjenerohen automatikisht nga gjigandi i rrjeteve sociale, bazuar në ato që ka mësuar mbi përdoruesit duke monitoruar aktivitetin e tyre.

Në një deklaratë të tij, "facebook" sqaroi se nuk lejon reklama që promovojnë kumarin apo shitjen e alkoolit, e se madje vepron kundër këtij aktiviteti, kur bie në gjurmë të tij. "Ne gjithashtu punojmë ngushtë me rregullatorët për të ofruar udhëzime për ata që kërkojnë ta rrisin audiencën e tyre në mënyrë të efektshme e të përgjegjshme", thuhet në deklaratë.

Por ndërkohë ekzistojnë mënyrë për të shënjestruar të miturit me këto lloj reklamimesh, edhe pa I shkelur rregullat e Facebook-ut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore