Është penduar? Aurela Hoxha zbulon se ka hequr dorë nga kjo ndërhyrje në fytyrë (FOTO)

Modelja e njohur, Aurela Hoxha, së fundmi është bërë protagoniste në videoklipin më të ri të këngëtarit, Alban Ramosaj, “T’kom dasht”.

Ndërkohë gjatë një video të realizuar për të përshëndetur mikun e saj në një emision televiziv, ajo përdori një filtër të përhapur shumë në rrjetet sociale.


Ky filtër, i cili këtë muaj është kthyer në trend, të bën të dukesh sikur ke bërë operacione plastike në fytyrë . E për këtë arsye ajo u komentua shumë nga ndjekësit, të cilët i shkruanin se kishte bërë sërish buzët.

Këto akuza nuk janë pritur aspak mirë nga modelja, e cila ka vendosur që të reagojë menjëherë. Nëpërmjet një komenti, Aurela ka sqaruar se në fakt nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tjetër dhe për më tepër, po mendon të mos i bëjë kurrë më buzët.

“Qetsohuni njerez te “mireee” nuk i kam ber me , perkundeazi, prej kohesh i kam hequr mbushjen , dhe sdo ti bej kurr meee😍 ( ja nje hall me pak per Shqipetaret) 😝

A nuk duket qarte qe eshte filter? Apo menduat qe kam bere dhe $tatu? 🤦🏽‍♀️🤦🏽‍♀️ ps si ju duket kenga e re e Albanit? Qe ti kthehemi temes☺️☺️☺️😌❤️❤️❤️”, ka sqaruar Aurela Hoxha, e cila duket e penduar nga ndërhyrjet e mëparshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.