Ecnin me shpejtësi në autostradë, Policia zvicerane arreston 3 shqiptarë me 12 kg kokainë

Policia zvicerane arrestoi 3 shqiptarë, të cilët po transportonin 12 kg kokainë drejt Zvicrës. Tre bashkëkombasit të moshave 23, 29 dhe 39 vjeç jetonin në Itali (2 në Piza dhe 1 në Foxha).

Ata u ndaluan në dalje të autostradës ndërkombëtare A22 që bashkon Italinë me Zvicrën. Sipas informacioneve, ata po udhëtonin me dy automjete.

Në makinën e 23 vjeçarit u gjetën 9 pako me kokainë të vendosura në një pjesë të modifikuar në fund të makinës, kurse pjesa tjetër u gjet në makinën ku udhëtonin 29 dhe 39-vjeçari, të cilat ishin fshehur në çorape. Vendburimi i kokainës mendohet se është Holanda. Vlera monetare e 12 kg kokainë shkon në 3 milionë euro. Sipas Kodit Penal zviceran, ata rrezikojnë të dënohen ga 8 deri në 20 vite burg.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.