Dua Lipa shënon suksesin e radhës, karriera e saj po arrin majat (FOTO)

Dua Lipa na bëri sërish krenare. Me talentin e saj, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që në daljen e parë publike.

Çdo ditë ajo tregon se është duke kapur majat e karrierës në botën e muzikës. E këtë e tregojnë edhe klasifikimet në listat botërore.


Babai i saj, Dukagjin Lipa, ka zbuluar se albumi i Dua-s është shpallur nga “Spotify” si më i suksesshmi i të gjitha kohërave. “Dua Lipa” është titulli i albumit që ka dy vite në treg dhe që ka shitur me mijëra kopje.

Albumi i këngëtares me famë botërore u hodh në treg në 2 qershor 2017 nga Warner Bros. Ai ka tetë këngë në brendësi duke përfshirë “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind (Mwah)”, “IDGAF” dhe “New Rules.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.