
Banka “fal” kreditë e këqija, vendoset afati dy vjeçar
Duke filluar nga viti i ardhshëm, bankat duhet të fshijnë nga bilancet kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se dy vjetësh. Kjo pritet të ulë më tej raportin e kredive me probleme të sistemit bankar shqiptar dhe ta zbresë atë në nivele njëshifrore.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren e hyrë në fuqi në vitin 2015, që parashikonte fshirjen e kredive që klasifikoheshin si të humbura prej të paktën tre vjetësh, duke e ulur këtë afat në dy vjet. Ulja me një vit e këtij afati bëhet me qëllim një pastrim të mëtejshëm të portofolit të bankave nga kreditë e humbura.
Rregullorja në fjalë ka dhënë ndikimin kryesor në uljen e raportit të kredive me probleme, nga një nivel maksimal prej 25%, në rreth 11%, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Që nga viti 2015, bankat kanë nxjerrë më shumë se 56 miliardë lekë kredi të humbura nga bilancet e tyre. Pasi rregullorja aktuale pothuajse i ka shteruar efektet e veta, tashmë Banka e Shqipërisë ka vendosur ta shkurtojë më tej afatin për t?i fshirë kreditë e humbura.
Nxjerrja e kredive nga bilanci qartësisht nuk nënkupton as faljen dhe as tërheqjen e bankave nga përpjekjet për mbledhjen e tyre në rrugë ligjore. Gjithashtu, ky operacion nuk ka ndonjë ndikim financiar në bilanc, sepse të gjitha kreditë e humbura janë të mbuluara me fonde rezervë në masën 100%./ Scan



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh

Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
Aktualitet




