Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Arratiset nga burgu i Rrogozhinës kreu i një bande hajdutësh

Një i burgosur është arratisur nga Institucioni i Vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arratisuri është Fatjon Bushgjokaj. Ai kishte marrë leje, por nuk u kthye për të vuajtur dënimi.

Bushgjokës i përfundonte afati i lejes paraditen e sotme në orën 11:00, por ai nuk u kthye më. Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2017, si kreu i një bande hajdutësh që vepronte në Tiranë.

Edhe më herët, Bushgjokaj,rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë dhe vetëm disa muaj para arrestimit kishte dalë nga burgu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore