Analisti amerikan: Grenell do të bindë Gjermaninë të pranojë idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi


Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph e sheh përfshirjen gjithmone e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe si pozitive, por si edhe shqetësuese.



Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë. Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka zbritur (atë rajon) nga prioritetet e saj.

Por, dialogu qartazi kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim. Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese. Përse ambasadori Grenell është emëruar në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi kur Mattheë Palmer ishtë zgjedhur në pozitën e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin, pyet ai.

Sipas analistit, është e pazakontë që ka dy të dërguar, sidomos kur njëri sapo është emëruar. Është e mundshme që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues, shprehet ai.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.