Aktet terroriste/ Shqipëria firmos marrëveshjen pas sulmit të dështuar në ndeshjen me Izraelin

Terrorizmi në Ballkan nuk është një fenomen që bëhet publik për herë të parë. Madje, prej kohësh pati edhe planifikime sicc ishte ai në ndeshjen me Shqipërisë dhe Izraelit, por institucionet ligjzbatuese europiane e informuan në kohë Policinë shqiptare dhe madje u bënë disa arrestime të bujshme.

Nisur nga ky rast, por jo vetëm, Shqipëria firmosi Marrëveshjen si pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Lleshaj që firmosi marrëveshjen për palën shqiptare tha se sa i përket ngjarjes së sotme, nënshkrimi i marrëveshjes për zbatimin  e planit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit vuri në dukje domosdoshmërinë për të bashkuar forcat për të luftuar së bashku terrorizmin, ekstremizmin dhe për të shkëmbyer eksperienca, e cila për fat të keq na ka angazhuar dhe do të vazhdojë të na angazhojë edhe në të ardhmen që na pret përpara.



“Shqipëria mbetet një vend i angazhuar plotësisht jo vetëm në zbatimin e kësaj marrëveshjeje që sapo nënshkruam, por dhe në zbatimin e të gjitha angazhimeve të saj në drejtim të plotësimit të standardeve europiane që kërkohen prej nesh” – tha Lleshaj

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.