7.5 milionë euro/ ‘Aston Martin’ zbulon supermakinat e mbuluara me flori (FOTO)

Aston Martin ka zbuluar dy edicione të limituara të dy supermakinave që mund t’i blini vetëm çift.

Bëhet fjalë për DBS GT Zagato dhe DB4 GT Zagato. Dy makinat e kuqe kushtojnë së bashku rreth 7.5 milionë euro, por pavarësisht këtij çmimi shumë të “kripur” nuk mund të nxirren në rrugë.


Ato mund të drejtohen vetëm në rrugë private ose pista gare. Arsyeja e çmimit të lartë është se janë prodhuar vetëm 19 makina të tilla dhe gjithashtu stemat i kanë prej floriri, ndërsa edhe në brendësi ka larje me flori në pjesë të caktuara. Këto dy modele plotësojnë Koleksionin 100-vjeçar Aston Martin DBZ.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.