Të bukura dhe të zonjat/4 vajzat nga Mali i Zi që po djegin një qytet të tërë në… (FOTO)

Katër vajza nga Mali i Zi, secila më e mirë se tjetra në fushën e lojës, por edhe secila më e bukur se tjetra dhe me bukurinë e tyre po ‘e djegin’ edhe qytetin e Istogut!

Vërtet ia kanë shtuar shijen klubit të hendbollit Istogu, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, njëherësh edhe Superligën e Kosovës e kanë bërë më joshëse edhe për shikuesit!

Është lojtarja boshnjake Esma Muratoviq apo biondja simpatike, pastaj shqiptarja Suzana Ujkiq apo zeshkanja atraktive, Tina Hetemi dhe malazezja Natalija Milatoviq, emra të rinj e shumë të respektuar.


Katër vajza që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën sikurse të jenë motra, gjithashtu edhe me lojtare tjera të klubit, të cilat zotohen se do t’ia sjellin titullin e dytë të Kosovës dhe Kupën e tretë të Kosovës këtij qytetit me rrethinë që jeton me hendbollin.

Interesant është fakti se këto vajza kanë bërë edhe foto atraktive në stërvitje duke treguar muskujt e tyre, por edhe bukurinë e tyre./Bota sot

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.