Rimac C_Two, supermakina elektrike e prodhuar në Ballkan/ Arrin deri 400 km në orë


Një sipërmarrës 31-vjeçar i quajtur ‘Elon Musk kroat’ ka krijuar një supermakinë krejtësisht elektrik të aftë të arrijë 100 km në orë në vetëm 1.85 sekonda.

Mate Rimac, i cili më parë krijonte bateri për kompani të mëdha automjetesh si Aston Martin, Renault dhe Koenigsegg, i dha mbiemrin e tij kësaj supermakine.

Rimac C_Two arrin 1914 kuaj fuqi nga katër motorë me magnet të përhershëm, të cilat e shtyjnë atë deri në një shpejtësi prej 400 km.

Rimac C_Two është një makinë akoma edhe më e mirë se prodhimet e Tesla, pasi arrin shpejtësinë prej 100 km në orë gjysmë sekonde.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.