Me byrektore në urban, në kërkim nga tatimet…


Shitësit ambulantë shfrytëzojnë çdo hapësirë për të bërë tregti, por në Romë një i ri ka gjetur një mënyrë origjinale për të fituar para.

Ai del në orët e para të mëngjesit dhe në darkë, kur fluksi i njerëzve nuk është edhe shumë i madh, por oreksi po, dhe shet artikuj ushqimorë si byreku për pasagjerët e uritur.

Madje ai ka edhe ofertë, shkruajnë mediat italiane me 2 euro blen një byrek dhe një biletë nëse nuk e ke blerë më parë.


Fatkeqësisht për të një foto e tij duke i shërbyer klienteve është kthyer në virale dhe tashmë autoritetet janë vënë në kërkim të këtij “shitësi” abuzues.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.