“Instagram” merr vendimin e papritur, heq opsionin që na kishte fiksuar të gjithëve

“Instagram” është një nga rrjetet sociale më të përdorur në botë dhe së fundmi ka bërë disa ndryshime për përdoruesit e tij.

Teksa ka shtuar disa opsione të reja, “Instagram”-i ka vendosur që edhe të heqë disa opsione të vjetra. Ky rrjet social ka njoftuar se duke nisur nga kjo javë,  aplikacionin “Following activity” nuk do të mundi ta përdorni më.


Gjithashtu shton se të gjitha llogaritë që e kanë ende këtë opsion, shumë shpejt nuk do ta kenë në “Instagram”. Me pak fjalë aplikacioni që na kishte fiksuar të gjithëve nuk do të funksionojë më dhe askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e dikujt tjetër, cilin ndjek, cilin pëlqen e cilin komenton.

“Jo të gjithë përdoruesit e dinin se veprimtaria e tyre u shfaqej gati të gjithëve dhe habiteshin kur e mësonin një gjë të tillë. Thjeshtësia ishte faktori nxitës”, ka thënë Vishal Shah për “Buzzfeed News”.

Ky proces i heqjes së “Following activity” do të përfundojë javën e ardhshme, ndaj kemi një javë kohë të marrim veten!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.