Holanda, asnjë hap pas, “vulos” vendimin e negociatave për Shqipërinë

Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze e konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, i pyetur nga deputetë, nëse duheshin hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ose jo.

Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Por ai ka bërë të kuptohet se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar. Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.