Flet agjenti: Ja kur rikthehet në fushë Hysaj


Elseid Hysaj pësoi një rënie të rrezikshme ditën e diel në sfidën mes Torinos dhe Napolit, që do ta lërë jashtë ndeshjeve eliminatore të Kombëtares Shqiptare, ndërsa për dëmtimin e shkodranit ka folur edhe menaxheri i tij, Mario Giufreddi, në një emision sportiv radiofonik.

“Hysaj është mirë, ndonëse ka ende dhimbje në gjoks e brinjë. Ka një frakturë, por është gjë jo shqetësuese për fat të mirë. Pas asaj rënieje, u trembëm të gjithë, po u tregua i shpejtë edhe Ansaldi, që kuptoi situatën dhe e ndihmoi menjëherë. Sa i përket kohës së rikuperimit, mendoj se do të zgjasë rreth 25 ditë. Ai është një futbollist që luan mjaft mirë në të dy krahët dhe për këtë e vlerëson edhe Ancelotti, por në verë nuk u largua dot, pasi nuk arritëm të mbyllim negociatat”, deklaroi Giufreddi.

Më pas menaxheri i mbrojtësit foli edhe për sezonin e ardhshëm të merkatos, ku pranoi se pret që të kompletohet transferimi i shqiptarit në një tjetër skuadër, me Romën favorite, pasi verdhekuqtë kanë mbetur të zbuluar në krahun e djathtë të mbrojtjes.


“Roma është një destinacion i pranuar, për të mos thënë më i rëndësishmi, nga ana e lojtarit. Pas një viti do të jetë në skadencë kontrate dhe do të ishte mëkat që Napoli ta humbë me parametra zero, pasi nuk duam të shkatërrojmë marrëdhëniet me këtë klub. Megjithatë drejtuesit e kanë të qartë që nuk do të rinovojmë kontratën, sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta bërë. Pas 4 vitesh e gjysmë në këtë skuadër, është momenti që edhe Hysaj të kërkojë për stimuj të rinj në karrierën e tij dhe besoj që gjithçka do të sistemohet në merkaton e ardhshme”, tha menaxheri i mbrojtësit shkodran.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.