Dreri futet brenda sallonit të bukurisë, bën klienten për spital (Fotot)

Punonjësit dhe klientët në sallonin e bukurisë “Beautiful”, në Neë York kanë mbetur të hashtisur dhe të frikësuar kur brenda ambienteve ku ndodheshin ka hyrë një ‘mik’ I pa ftuar.

Një  dre hyri nga dritarja dhe filloi të vraponte nëpër salon ndërsa videon e publikuar dhe që po shpërndahet masivisht, shihet qartë dreri i cili u hodh mbi një kliente që ishte afër dritares.

Kjo e fundit u transportua menjëherë në spital për shkak të lëndimeve të marrë në kokë dhe këmbë ndërsa paniku dhe britma shoqëruan për disa sekonda njerëzit brenda sallonit.


“Ishte ora 12:20, kur dreri u fut brenda. Fillimisht ajo mendova se ishte një makinë që u përplas me biznesin”, ka thënë pronarja e sallonit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.